16 Dhjetor 2020
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 16 dhjetor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e planit të vazhdimësisë së aktivitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në raste të jashtëzakonshme;
- Miratimin e rregullores “Për formën dhe procedurën e regjistrimit të akt-ofertës për emetimin e obligacioneve”;
- Miratimin e rregullores “Për regjistrimin dhe veprimtarinë e agjentit të lidhur të shoqërisë komisionere”;
- Miratimin e rregullores “Mbi pezullimin, mbylljen, marrjen në administrim dhe likuidimin e shoqërive administruese të fondeve, depozitarëve dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike, si dhe mbi zëvendësimin e shoqërive administruese të fondeve dhe depozitarëve”;
- Miratimin e formatit të licencave të shoqërisë administruese të fondeve, depozitarit të fondeve dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
- Miratimin e planit strategjik për vitet 2021-2023 dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2021;
- Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Albsig Invest” sh.a. për vitet 2019 dhe 2020, si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020.
Shqip
English