21 Dhjetor 2020

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 7, të Rregullores nr.35, datë 27.03.2019, “Mbi organizimin dhe funksioninim e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në AMF”,  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë të interesuarit, se në datën 20 janar 2021, ora 11.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë ata aplikantë që plotësojnë të gjitha kërkesat e Ligjit nr. 52 dhe Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017. Testimi do të zhvillohet në respekt të masave anti-COVID dhe Urdhrit Nr. 633, dt. 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.       

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].