25 Dhjetor 2020
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e martë, datë 29.12.2020, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për licencimin e shoqërisë komisionere, regjistrimin e degës së shoqërisë së huaj komisionere dhe njohjen e shoqërisë së huaj komisionere””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për procedurën e certifikimit dhe kualifikimet e punonjësve me funksione kyçe të shoqërisë komisionere””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për vlerësimin e përshtatshmërisë së klientit””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim””;
- Projekt “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar”;
- Projekt “Mbi kriteret për përzgjedhjen e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020”;
- Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit të tregut të Jo-Jetës dhe tregut, sipas analizës për periudhën 30.09.2020;
- Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten më 30.09.2020;
- Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2021”;
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit dhe licencimin e Fondit të Investimeve “ABI EIA””;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe licencimin edhe si Depozitar i Fondeve të Investimeve Alternative”;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe licencimin edhe si shoqëri administruese e Fondeve të Investimeve Alternative”;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit dhe riemërimeve të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Ansig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi kërkesën për pezullimin e regjistrimit të shoqërisë, si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj”;
- Projekt “Mbi heqjen me kërkesë të licencës së brokerit në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Informacion përmbledhës për inspektimet tematike të kryera në disa subjekte në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Mbi inspektimet tek agjentët e lidhur të shoqërive të brokerimit në tituj;
- Të tjera.
Shqip
English