29 Dhjetor 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për licencimin e shoqërisë komisionere, regjistrimin e degës së shoqërisë së huaj komisionere dhe njohjen e shoqërisë së huaj komisionere”;
  2. Miratimin e rregullores “Për procedurën e certifikimit dhe kualifikimet e punonjësve me funksione kyçe të shoqërisë komisionere”;
  3. Miratimin e rregullores “Për vlerësimin e përshtatshmërisë së klientit”;
  4. Miratimin e rregullores “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”;
  5. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar;
  6. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020;
  7. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2021;
  8. Miratimin e prospektit dhe licencimin e Fondit të Investimeve “ABI EIA”;
  9. Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe licencimin edhe si Depozitar i Fondeve të Investimeve Alternative;
  10. Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe licencimin edhe si shoqëri administruese e Fondeve të Investimeve Alternative;
  11. Miratimin e emërimit dhe riemërimeve të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Ansig” sh.a.;
  12. Miratimin e kërkesës për pezullimin e regjistrimit të shoqërisë, si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj;
  13. Miratimin e heqjes me kërkesë të licencës së brokerit në sigurime;
  14. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  15. Marrjen e masave ndaj shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a.