27 Janar 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 janar 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit “Për bashkëpunim reciprok në kuadër të rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregjeve financiare jobankare”, ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Mbikëqyrëse të Shërbimeve Financiare Kroate;
  2. Miratimin e rregullores “Për funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë, nga shoqëritë administruese të fondeve dhe depozitarët”;
  3. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal”;
  4. Miratimin e regjistrimit të akt-ofertës të shoqërisë, për ofertën e obligacioneve;
  5. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit dhe miratimin e pjesëmarrjes influencuese;
  6. Miratimin e riemërimit dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.;
  8. Miratimin e emërimit të një anëtari të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
  9. Miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “3B Broker” sh.a.;
  10. Miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Euro Broker, Broker Sigurimesh” sh.a.;
  11. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.