19 Shkurt 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 25.02.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2020;
  4. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në kontratat e fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension””;
  5. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në kontratat e fondit të pensionit vullnetar “Sigal””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e programit të transparencës të rishikuar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Albsig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Ansig” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e delegimit të funksionit të marketimit të shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi licencimin dhe rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  13. Informacion “Mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2020, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  14. Informacion mbi inspektimin e kryer në Byronë Shqiptare të Sigurimeve;
  15. Të tjera.