25 Shkurt 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 shkurt 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e programit të transparencës të rishikuar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2020, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  3. Miratimin e ndryshimeve në kontratat e fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension”;
  4. Miratimin e ndryshimeve në kontratat e fondit të pensionit vullnetar “Sigal”;
  5. Miratimin e riemërimit të një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
  6. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Albsig” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Ansig” sh.a.;
  8. Miratimin e delegimit të funksionit të marketimit të shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a.;
  9. Licencimin dhe rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.