27 Shkurt 2021

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për janar 2021

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2021 kapën vlerën mbi 1,500 milionë lekë, ose 9.07% më shumë se në janar 2020. Gjatë janarit 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 71,184 me një ulje 29.81% krahasuar me janar 2020. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.70 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.30%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 45.95% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54.05% të totalit të tregut.

Gjatë janarit 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 541 milionë lekë, ose 28.07% më pak se në janar 2020.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë janarit 2021 arritën rreth 811 milionë lekë, ose 6.18% më pak se në janar 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në janar 2021, pati një ulje prej 1.32% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua me një rritje të lehtë të numrit të kontratave prej 0.39% krahasuar me janar 2020.

Produkti Karton Jeshil në janar 2021 pati një ulje prej 33.44% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 49.43% krahasuar me janar 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar 2021, pati një rritje 13.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar 2020. Numri i kontratave gjithashtu u rrit me 5.71%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar 2021 arritën rreth 689 milionë lekë, 34.86% më shumë se në janar 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulën me 50.33% krahasuar me janar 2020.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë janar 2021, patën rritje me 43.12% kundrejt janar 2020.

Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë janarit 2021 siguruan mbi 408 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 77.06%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 15.41% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë janarit 2021, vihet re një rritje prej 126.21% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 1.74% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janarin 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë janarit 2021, arritën në rreth 109 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 2.54% në krahasim me janarin 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janarit 2021, arritën rreth 94 milionë lekë, ose 1.09% më pak se në janar 2020.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janarit 2021 u ulën me 28.07% krahasuar me janarin 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 302 milionë lekë, apo 55.97% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar 2020 2021 21/`20-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  119 194 63.59
Karton Jeshil  325 671 106.43
Kasko 95 109 14.75

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar 2021, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për vitin 2020, ju lutemi klikoni këtu.
 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.