Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2020
Gjatë vitit 2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2020 tregon një total asetesh neto prej 3,603.27 milionë lekë (29.13 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 692.83 milionë lekë (23.80%) krahasuar me 31.12.2019. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2020 rezultoi 31,020 anëtarë duke shënuar një rritje prej 9.72% krahasuar me 31.12.2019.
Tregues të fondeve të pensioneve
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’19 | 31.12.’20 | 31.12.’19-31.12’20 | |
| Asetet neto të FP | 2,910.44 | 3,603.27 | 23.80 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2020
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL | 8,431 | 1,592.26 |
| CREDINS PENSION | 17,617 | 1,085.03 |
| RAIFFEISEN | 3,118 | 879.61 |
| ALBSIG | 1,854 | 46.37 |
| TOTAL | 31,020 | 3,603.27 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 31.12.2020 (Në %)
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2020 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 123.70 lekë
Shqip
English