16 Mars 2021
Kuvendi i Shqipërisë miraton në seancë plenare projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"
Kuvendi i Shqipërisë, më datë 16 mars 2021, miratoi në seancë plenare projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit".
Projektligji, i cili parashikohet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2021, duke zëvendësuar ligjin aktual, synon t’i japë zgjidhje problemeve të hasura ndër vite, përafrimin e mëtejshëm me direktivat evropiane, si edhe përshtatjen me zhvillimet dhe kërkesat e tregut të sigurimeve.
Shqip
English