19 Mars 2021

Zhvillimet e tregut të fondeve të investimeve për vitin 2020

Gjatë vitit 2020, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”sh.a.

Shoqëria administruese “ABI Invest” sh.a. u licencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 6, datë 27.02.2020, për të kryer veprimtarinë e administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2020, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 67.40 miliardë lekë me një rritje prej 615 milionë lekë ose 0.92%, krahasuar me 31.12.2019.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 68.48% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 3.06% krahasuar me 31.12.2019.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2020 është 32,655 me një rritje prej 11.67% krahasuar me 31.12.2019.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’19 31.12’20 31.12.’19-31.12’20
Asetet neto të FI 66,788 67,404 0.92


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        
                                                                                                                                                       31.12.2020
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 23,912 42,111
Raiffeisen VIZION 4,702 13,036
Raiffeisen Invest EURO 2,907 8,764
Credins PREMIUM 850 3,215
WVP Top Invest 239 153
Albsig Standard 35 111
Raiffeisen Mix 10 15
TOTAL 32,655 67,404


Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 31.12.2020

  


Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.12.2020, kliko këtu.