23 Mars 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 26.03.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e mjaftueshmërisë së provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik”;
  5. Projekt “Për miratimin e rregullores së Fondit të Garancisë së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e regjistrimit të Fondit të Investimeve Alternative për klientët profesionistë dhe të kualifikuar”;
  7. Projekt “Për regjistrimin e akt-ofertës të shoqërisë, për emetimin e obligacioneve”;
  8. Projekt “Mbi ecurinë e Fondit të Kompensimit të vitit 2020”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2021”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit”;
  12. Të tjera.