26 Mars 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 mars 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e mjaftueshmërisë së provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
  2. Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
  3. Miratimin e rregullores së Fondit të Garancisë së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  4. Miratimin e regjistrimit të Fondit të Investimeve Alternative për klientët profesionistë dhe të kualifikuar;
  5. Miratimin e regjistrimit të akt-ofertës të shoqërisë, për emetimin e obligacioneve;
  6. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2021;
  7. Miratimin e shoqërisë audituese të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  8. Marrjen e masave ndaj shoqërive të sigurimit;
  9. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit.