13 Prill 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren "Mbi përmbajtjen, afatet kohore dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive administruese dhe depozitarëve”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, ka hartuar projektrregulloren "Mbi përmbajtjen, afatet kohore dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive administruese dhe depozitarëve”.   
  
Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=61

Për më shumë, kontaktoni [email protected]