16 Prill 2021

AMF nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Autoritetin e Konkurrencës

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurrencës nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve me qëllim mbrojtjen e konsumatorit/investitorit përmes garantimit të konkurrencës së lirë në tregjet nën mbikëqyrjen e AMF. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Juliana Latifi.   
 
Marrëveshja parashikon bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional  përmes shkëmbimit të informacionit, akteve ligjore ose rregullatore, apo organizimit të takimeve të përbashkëta në funksion të mirërregullimit të tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF.

Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili rinovon marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2006 mes dy institucioneve, përcakton linja të qarta në kuadër të bashkërendimit të mëtejshëm të veprimeve dhe mbështetjes reciproke në funksion të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregjet financiare jobankare.