21 Prill 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 28.04.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020”;
  5. Informacion “Mbi kategorizimin e nivelit të rrezikut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit, depozituar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020”;
  6. Projekt “Mbi pezullimin e shpërndarjes së fitimit të shoqërive të sigurimit për vitin 2020”;
  7. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Albsig Standard””;
  8. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “WVP Top Invest””;
  9. Informacion “Mbi gjetjet nga inspektimi në vend pranë “Tirana Bank” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi inspektimin tematik të dëmeve në shoqërinë e sigurimit “Insig” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Atlantik” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të Administratorit të shoqërisë “ABI Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Administrativ të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  14. Projekt “Mbi rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  16. Projekt “Mbi kërkesën për zgjatjen e afatit të pezullimit të shoqërisë “OnTop-Securities” sh.a., si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj”;
  17. Informacion përmbledhës i raportimit të pasqyrave financiare të vitit 2020, të shoqërive ndërmjetës në sigurime;
  18. Informacion mbi inspektimin në vend pranë subjektit financiar jo-bankë “Porsche Leasing” sh.p.k. që ushtron aktivitetin e agjentit në sigurime;
  19. Të tjera.