28 Prill 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 prill 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020;
  2. Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020;
  3. Pezullimin e shpërndarjes së fitimit të shoqërive të sigurimit për vitin 2020;
  4. Miratimin e prospektit të fondit të investimeve “Albsig Standard”;
  5. Miratimin e prospektit të fondit të investimeve “WVP Top Invest”;
  6. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Atlantik” sh.a.;
  7. Miratimin e emërimit të Administratorit të shoqërisë “ABI Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  8. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Administrativ të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  9. Rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  11. Miratimin e zgjatjes së afatit të pezullimit të shoqërisë “OnTop-Securities” sh.a., si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj.