Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2021
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2021, u dominua në masën 70.18% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 29.82% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 85.02% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2021, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 55.87% dhe 31.04% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar-mars 2021 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.46% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2021, ka pasur një ulje prej 111 milionë lekë ose 10.38% krahasuar me periudhën janar-mars 2020. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 16.15%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2021, ka pasur një ulje prej 198 milionë lekë ose 30.21%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 15.82%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit 2020.
Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 309 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2020.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | |||
| (në mln lekë) | (në %) | ||||
| janar-mars | 2020 | 2021 | `21/`20-1 | ||
| B | Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 1,073.40 | 961.98 | (10.38) | |
| Individë | 937.50 | 886.98 | (5.39) | ||
| Persona juridike | 135.90 | 75.00 | (44.81) | ||
| C | Blerje para afatit të maturimit | 654.85 | 457.04 | (30.21) | |
| Individë | 507.85 | 413.64 | (18.55) | ||
| Persona juridikë | 147.00 | 43.40 | (70.48) | ||
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2021 (në versionin excel) klikoni këtu.
Shqip
English