17 Maj 2021

Zhvillimet e tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2021

Gjatë periudhës 31.03.2021, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre nëntë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”sh.a, fondi “ABI EIA” administrohet nga shoqëria “ABI Invest”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2021, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 69.05 miliardë lekë me një rritje prej 1,647 milionë lekë ose 2.44%, krahasuar me 31.12.2020.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 63.25% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 4.81% krahasuar me 31.12.2020.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2021 është 34,053 me një rritje prej 4.28% krahasuar me 31.12.2020.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’20 31.03’21 31.12.’20-31.03’21
Asetet neto të FI 67,404 69,051 2.44

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        
  31.03.2021
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 24,983  42,492
Raiffeisen Vizion 4,910  13,891
Raiffeisen Invest EURO 2,875  8,535
Credins PREMIUM 888  3,272
ABI EIA 45  281
Raiffeisen MIX 44  238
WVP Top Invest 242  161
Albsig Standard 45  138
WVP Global 21  43
TOTAL 34,053 69,051


Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 31.03.2021

  
Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.03.2021, kliko këtu.