20 Maj 2021

AMF nxjerr për konsultim publik modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” publikon për konsultim publik modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm, si më poshtë:

Modelet e reja të policave gjenden në linkun e mëposhtëm:
https://amf.gov.al/projekte.asp?id=3

Policat e reja të sigurimit, të cilat do të miratohen nga Autoriteti, pas procesit të konsultimit publik, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, si:
  • Përfshirjen e Raportit Evropian të Aksidenteve, formular i cili u shpërndahet të siguruarve së bashku me policën e sigurimit;
  • Mundësinë e të siguruarit për të kërkuar dëmshpërblim direkt nga shoqëria e tij e sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar;
  • Afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim;
  • Rritjen e limiteve të përgjegjësisë.    
Për më shumë, kontaktoni [email protected]