Zhvillimet e tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2021
Gjatë periudhës janar-mars 2021, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2021 tregon një total asetesh neto prej 3,781.92 milionë lekë, (30.71 milionë euro[1]) me një rritje prej 178.64 milionë lekë (4.96%) krahasuar me 31.12.2020. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2021 rezultoi 31,680 anëtarë duke shënuar një rritje prej 2.13% krahasuar me 31.12.2020.
Tregues të fondeve të pensioneve
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’20 | 31.03.’21 | 31.12.’20-31.03’21 | |
| Asetet neto të FP | 3,603.27 | 3,781.92 | 4.96 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.03.2021
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL | 8,685 | 1,640.25 |
| CREDINS PENSION | 17,764 | 1,137.02 |
| RAIFFEISEN | 3,146 | 918.74 |
| ALBSIG | 2,085 |
85.90 |
| TOTAL | 31,680 | 3,781.92 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 31.03.2021 (Në %)

Për të lexuar materialin e plotë të tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2021 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 123.16 lekë
Shqip
English