26 Maj 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 31.05.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e “Raportit Evropian të Aksidenteve””;
  4. Projekt “Mbi dhënien e pëlqimit për emetimin e policave të sigurimit të detyrueshëm, sipas kërkesave të Ligjit nr. 32/2021”;
  5. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Albsig”, për vitin 2021”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Raiffeisen Invest” sh.a., për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024 si dhe të fondeve që administrohen prej saj”;
  7. Projekt “Mbi inspektimin në vend, pranë SHAFP dhe SIK “Raiffeisen Invest” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi inspektimin në vend, pranë SHAFP “Sigal Life Uniqa Group” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi inspektimin në vend, pranë SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit “Esig Broker” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  14. Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë agjentëve në sigurime”;
  15. Të tjera.