31 Maj 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 maj 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e “Raportit Evropian të Aksidenteve”, sipas kërkesave të Ligjit nr. 32/2021;
  2. Dhënien e pëlqimit për emetimin e policave të sigurimit të detyrueshëm, sipas kërkesave të Ligjit nr. 32/2021;
  3. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Albsig”, për vitin 2021;
  4. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Raiffeisen Invest” sh.a., për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, si dhe të fondeve që administrohen prej saj;
  5. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  6. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit “Esig Broker” sh.a.;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  8. Marrjen e masave ndaj Shoqërive Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive;
  9. Marrjen e masave ndaj agjentëve në sigurime.