AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021”
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:
https://amf.gov.al/projekt.asp?id=66
Kjo projektrregullore përcakton rregullat e administrimit dhe pagesave të praktikave, objekt i Fondit të Kompensimit, me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Të gjitha kërkesat për dëmshpërblim me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” trajtohen, paguhen dhe rimbursohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit sipas legjislacionit në fuqi në datën e aksidentit.
Ndërsa, kërkesat për dëmshpërblim me datë aksidenti pas 1 korrikut 2021 trajtohen, paguhen dhe rimbursohen sipas dispozitave të Ligjit nr. 32/2021, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Për më shumë, kontaktoni [email protected]