7 Qershor 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=68

Kjo projektrregullore përcakton rolin mbikëqyrës, përmbajtjen, afatet, kërkesat për raportim dhe miratim të Byrosë Shqiptare të Sigurimit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]