AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për llogaritjen e Fondit të Kompensimit si dhe rastet e prekjes, të ndërhyrjes dhe rivendosjes së vlerës minimale të Fondit të Kompensimit”
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për llogaritjen e Fondit të Kompensimit si dhe rastet e prekjes, të ndërhyrjes dhe rivendosjes së vlerës minimale të Fondit të Kompensimit”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:
https://amf.gov.al/projekt.asp?id=69
Kjo projektrregullore përcakton mënyrën e llogaritjes së Fondit të Kompensimit, kontributin e çdo anëtari në vlerën minimale të Fondit të Kompensimit si dhe rastet e prekjes, ndërhyrjes dhe afatet e rivendosjes së kësaj vlere.
Për më shumë, kontaktoni [email protected]
Shqip
English