21 Qershor 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=70

Objekt i kësaj projektrregulloreje është përcaktimi i procedurave për mbledhjen, ruajtjen dhe raportimin elektronik të të dhënave të dëmeve sipas parashikimeve të neneve 41 dhe 43 të Ligjit nr. 32/2021, në Regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit. 

Kjo projektrregullore ka për qëllim të sigurojë funksionimin efektiv, të drejtë dhe të bazuar në ligj, të regjistrit elektronik të dëmeve të Byrosë.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]