25 Qershor 2021
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 30.06.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 31.12.2020 dhe 31.03.2021;
- Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2021;
- Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.03.2021;
- Informacion mbi realizimin e buxhetit 4-mujor të vitit 2021, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve fond kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi investimet, huadhënien dhe huamarrjen e sipërmarrjeve të licencuara të investimeve kolektive me ofertë publike””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi përmbajtjen, afatet kohore dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive administruese dhe depozitarëve””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për sipërmarrjet dhe nënfondet kryesore e furnizuese””;
- Projekt “Mbi miratimin e prospekteve dhe licencimin e Fondeve të Investimit “ABI FLEX EURO” dhe “ABI FLEX USD”, të administruara nga “ABI Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe e aseteve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Prestigj””;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Invest Euro””;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Vizion””;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Raiffeisen Pension””;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Albsig Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike, me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “SunTrust Broker” sh.a., shoqëri brokerimi në sigurime”;
- Projekt “Mbi revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime, si rezultat i heqjes dorë vullnetarisht”;
- Të tjera.
Shqip
English