30 Qershor 2021
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30 qershor 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e rregullores “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021”;
- Miratimin e rregullores “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Miratimin e rregullores “Për regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Miratimin e rregullores “Mbi investimet, huadhënien dhe huamarrjen e sipërmarrjeve të licencuara të investimeve kolektive me ofertë publike”;
- Miratimin e rregullores “Mbi përmbajtjen, afatet kohore dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive administruese dhe depozitarëve”;
- Miratimin e rregullores “Për sipërmarrjet dhe nënfondet kryesore e furnizuese”;
- Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 170, datë 14.08.2019 “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
- Miratimin e prospekteve dhe licencimin e Fondeve të Investimit “ABI FLEX EURO” dhe “ABI FLEX USD”, të administruara nga “ABI Invest-Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Prestigj”;
- Miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Invest Euro”;
- Miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Vizion”;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Raiffeisen Pension”;
- Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Albsig Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike, me kërkesat e Ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “SunTrust Broker” sh.a., shoqëri brokerimi në sigurime;
- Revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime, si rezultat i heqjes dorë vullnetarisht.
Shqip
English