15 Korrik 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=71

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave të funksionimit, identifikimit dhe raportimit të të dhënave të shitjes së kontratave të sigurimit të detyrueshëm në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]