23 Korrik 2021
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 28.07.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020”;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për llogaritjen e fondit të kompensimit, si dhe rastet e prekjes, të ndërhyrjes dhe rivendosjes së vlerës minimale të fondit të kompensimit””;
- Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 195, datë 29.12.2020 “Për licencimin e shoqërisë komisionere, regjistrimin e degës së shoqërisë së huaj komisionere dhe njohjen e shoqërisë së huaj komisionere””;
- Projekt “Mbi miratimin e formatit të licencës së shoqërisë komisionere/bankës, për ofrimin e shërbimeve të investimit”;
- Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Banka Union”, për ofrimin e shërbimeve të investimit”;
- Projekt “Për regjistrimin e akt-ofertës të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve të nënrenditura”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “WVP Global””;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Insig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Informacion mbi inspektimin tematik të kryer pranë “Bankës Tirana” dhe “Bankës së Bashkuar të Shqipërisë” sh.a.;
- Mbi inspektimin në vend, kryer pranë shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a.;
- Informacion mbi ndjekjen e realizimit të rekomandimeve të lëna nga inspektimet në vend tek agjentët e lidhur në Tregjet e Kapitalit;
- Informacion lidhur me zhvillimin e Kolegjit Mbikëqyrës të grupit “Eurosig”, midis përfaqësuesve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës Qendrore të Kosovës;
- Të tjera.
Shqip
English