28 Korrik 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 korrik 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2020;
  2. Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
  3. Miratimin e rregullores “Për llogaritjen e fondit të kompensimit, si dhe rastet e prekjes, të ndërhyrjes dhe rivendosjes së vlerës minimale të fondit të kompensimit”;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 195, datë 29.12.2020 “Për licencimin e shoqërisë komisionere, regjistrimin e degës së shoqërisë së huaj komisionere dhe njohjen e shoqërisë së huaj komisionere”;
  5. Miratimin e formatit të licencës së shoqërisë komisionere/bankës, për ofrimin e shërbimeve të investimit;
  6. Licencimin e shoqërisë “Banka Union”, për ofrimin e shërbimeve të investimit;
  7. Regjistrimin e akt-ofertës të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve të nënrenditura;
  8. Miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “WVP Global”;
  9. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Credins Pension”;
  10. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  11. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Insig” sh.a.;
  12. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.