4 Gusht 2021

Tregu i Titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2021

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2021, u dominua në masën 64.84% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 35.16% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 82.57% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2021, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 51.68% dhe 34.42% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar-qershor 2021 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.95% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2021, ka pasur një ulje prej 301 milionë lekë ose 17.19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 20.93%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2021, ka pasur një ulje prej 364 milionë lekë ose 26.32%, gjithashtu pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 7.30%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 665 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.


Tregu me Pakicë i Titujve të Qeverisë

 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
janar-qershor 2020 2021 `21/`20  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 1,752.12 1,450.91 (17.19)  
 
Individë 1,402.62 1,201.79 (14.32)  
Persona juridike 349.50 249.12 (28.72)  
C Blerje para afatit të maturimit 1,381.46 1,017.88 (26.32)  
 
 Individë 849.16 974.48 14.76  
Persona juridikë 532.30 43.40 (91.85)  




Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2021 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.