9 Gusht 2021

Zhvillimet e tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2021

Gjatë periudhës 30.06.2021, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre nëntë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA” administrohet nga shoqëria “ABI Invest”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2021, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 71.85 miliardë lekë me një rritje prej 4,448 milionë lekë ose 6.6%, krahasuar me 31.12.2020.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.22% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 0.68% krahasuar me 31.12.2020.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2021 është 35,906 me një rritje prej 9.95% krahasuar me 31.12.2020.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’20 30.06’21 31.12.’20-30.06’21
Asetet neto të FI 67,404 71,852 6.60


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        
  30.06.2021
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 26,397 44,279
Raiffeisen Vizion   5,183 14,630
Raiffeisen Invest EURO   2,875   8,460
Credins PREMIUM      951   3,470
ABI EIA        68      315
Raiffeisen MIX        60      314  
WVP Top Invest      247      169
Albsig Standard        78      160  
WVP Global        47        55
TOTAL 35,906 71,852




  

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.06.2021, kliko këtu.