26 Gusht 2021
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 30.08.2021, ora 10:30, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për regjistrimin e akt-ofertës të shoqërisë “Union Bank” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Credins Premium””;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a. dhe fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
- Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë komisionere “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Esig Broker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi inspektimin me bazë risku pranë shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
- Informacion mbi inspektimin në vend lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë subjektit agjent në sigurime, “NOA” sh.a.”;
- Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë subjektit agjent në sigurime, “UDSA” sh.p.k.”;
- Informacion mbi të dhënat financiare të ndërmjetësve në sigurime, për periudhën 30.06.2021;
- Të tjera.
Shqip
English