30 Gusht 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 gusht 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Regjistrimin e akt-ofertës të shoqërisë “Union Bank” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  2. Miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Credins Premium”;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  4. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a. dhe fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  7. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  8. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive “Albsig” sh.a. dhe “Albsig Jetë” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  9. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  10. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  11. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë komisionere “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
  12. Miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Esig Broker” sh.a.