10 Shtator 2021

AMF nxjerr për konsultim publik setin e parë të projektrregulloreve në zbatim të Ligjit nr. 66/2020

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar setin e parë të projektrregulloreve në zbatim të Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”. Aktet janë hartuar mbështetur në projektrregulloren nr. 648/2012 të Parlamentit dhe Këshillit Europian “On Markets in Crypto-assets, and amending Directive (EU) 2019/1937”.

Dokumentet që publikohen në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, janë:

- Projektrregullore “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”

-  Projektrregullore “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital”

- Projekt për disa ndryshime të Rregullores nr.17, datë 21.03.2007, “Për mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave të subjekteve të licencuara, autorizuara dhe miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”

Për më shumë, kontaktoni [email protected]