23 Shtator 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 29.09.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi ecurinë e planit të veprimit në zbatim të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2020”;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për 6-mujorin e parë të vitit 2021;
  5. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2021;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë që vepron si agjent i lidhur në tregjet e kapitalit, “Eurotrade Securities” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë që vepron si agjent i lidhur në tregjet e kapitalit, “Vertex Securities” sh.a.”;
  10. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  11. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  12. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  13. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  14. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  15. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  16. Projekt “Për miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Albsig Invest” sh.a.”;
  17. Projekt “Për miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Credins Invest” sh.a.”;
  18. Projekt “Për miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Raiffeisen Invest” sh.a.”;
  19. Projekt “Për miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  20. Projekt “Mbi aplikimin e shoqërisë “Gold Fortune”, si shoqëri komisionere”;
  21. Projekt “Për miratimin e personelit kyç të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. si Depozitar”;
  22. Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimeve “Sigma Interalbanian VIG” sh.a. dhe shoqërisë së sigurimeve “Intersig VIG” sh.a.”;
  23. Projekt “Për rinovimin e licencës së Aktuarit të Autorizuar në sigurime”;
  24. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  25. Të tjera.