29 Shtator 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 shtator 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm”;
  2. Miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  3. Pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë që vepron si agjent i lidhur në tregjet e kapitalit, “Eurotrade Securities” sh.a.;
  4. Pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë që vepron si agjent i lidhur në tregjet e kapitalit, “Vertex Securities” sh.a.;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  7. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  8. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  9. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  10. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  11. Miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Albsig Invest” sh.a.;
  12. Miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Credins Invest” sh.a.;
  13. Miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Raiffeisen Invest” sh.a.;
  14. Miratimin e delegimit të funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  15. Refuzimin e kërkesës për licencim të shoqërisë “Gold Fortune” sh.a., për të ushtruar veprimtarinë e shoqërisë komisionere;
  16. Miratimin e personelit kyç të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. si Depozitar;
  17. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimeve “Sigma Interalbanian VIG” sh.a. dhe shoqërisë së sigurimeve “Intersig VIG” sh.a.;
  18. Rinovimin e licencës së Aktuarit të Autorizuar në sigurime;
  19. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.