21 Tetor 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 26.10.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi realizimin e buxhetit 8-mujor të vitit 2021, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Informacion mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.06.2021;
  5. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për komisionet e ndërmjetësimit””;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi administrimin e fondit të garancisë dhe rregullat e trajtimit të dëmeve të kartonit jeshil””;
  7. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi administrimin e fondit të kompensimit””;
  8. Projekt “Mbi miratimin e zgjerimit të licencës së shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. dhe miratimin e përshtatshmërisë për shërbimet e investimit me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij””;
  9. Projekt “Mbi dhënien e së drejtës shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për kryerjen e shërbimeve të investimit online, nëpërmjet platformës “Smart Invest””;
  10. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  11. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  12. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  13. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021”;
  14. Projekt “Mbi heqjen e njohjes dhe çregjistrimin e shoqërisë “OnTop-Securities” sh.a., për të vepruar si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj”;
  15. Projekt “Për licencimin/refuzimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  17. Të tjera.