26 Tetor 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 tetor 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për komisionet e ndërmjetësimit”;
  2. Miratimin e rregullores “Mbi administrimin e fondit të garancisë dhe rregullat e trajtimit të dëmeve të kartonit jeshil”;
  3. Miratimin e rregullores “Mbi administrimin e fondit të kompensimit”;
  4. Miratimin e zgjerimit të licencës së shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. dhe miratimin e përshtatshmërisë për shërbimet e investimit me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  5. Dhënien e së drejtës shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për kryerjen e shërbimeve të investimit online, nëpërmjet platformës “Smart Invest”;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  7. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  8. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  9. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2021;
  10. Heqjen e njohjes dhe çregjistrimin e shoqërisë “OnTop-Securities” sh.a., për të vepruar si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj;
  11. Licencimin dhe një refuzim rinovim licence të vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  12. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.