15 Nentor 2021

AMF nxjerr për konsultim publik ndryshimet në Rregulloren “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, mbështetur në Ligjin nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, ka realizuar disa ndryshime në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”, e ndryshuar. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:   

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=77

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura nga Autoriteti, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]