19 Nentor 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare


Ditën e enjte, datë 25.11.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e buxhetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2022 dhe buxhetit afatmesëm 2022-2024”;
  4. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të pensionit vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2021;
  5. Projekt “Për miratimin e udhëzimit “Për procedurat e inspektimit në subjektet e mbikëqyrura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare””;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë””;
  7. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital””;
  8. Projekt “Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren nr. 17, datë 21.03.2007 “Për mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave të subjekteve të licencuara, autorizuara dhe miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar”;
  9. Projekt “Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”, e ndryshuar”;
  10. Projekt “Për miratimin e një ndryshimi në rregulloren nr. 159, datë 29.09.2021 “Për regjistrin elektronik online të shitjeve””;
  11. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  13. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension” dhe kontratat tip të anëtarësimit në këtë fond”;
  14. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në kontratën tip, për krijimin e planit të pensionit profesional, në fondin e pensionit vullnetar Albsig”;
  15. Projekt “Mbi marrjen e masave administrative ndaj disa vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  16. Projekt “Për miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a.”;
  17. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve”;
  18. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratores së shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.”;
  19. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  20. Të tjera.