22 Nentor 2021

AMF nxjerr për konsultim publik setin e dytë të projektrregulloreve në zbatim të Ligjit nr. 66/2020

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar setin e dytë të projektrregulloreve në zbatim të Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”. Aktet janë hartuar mbështetur në projektrregulloren nr. 648/2012 të Parlamentit dhe Këshillit Europian “On Markets in Crypto-assets, and amending Directive (EU) 2019/1937”.

Dokumentet që publikohen në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, janë:

- Projektrregullore “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si kujdestar të portofolit të palëve të treta”

Projektrregullore “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si Bursë DLT”

Për më shumë, kontaktoni [email protected]