23 Nentor 2021

Publikohet për konsultim publik projektligji “Për fondet e pensionit privat”

Projektligji “Për fondet e pensionit privat” është publikuar për konsultim në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike. Projektligji, i hartuar në përputhje me Direktivën 2016/2341/KE “Për veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e Institucioneve të Pensionit Profesional” (IORP II), gjendet gjithashtu në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=80

Projektligji “Për fondet e pensionit privat” rregullon:
 

  • Licencimin dhe veprimtarinë e shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat në Republikën e Shqipërisë;
  • Krijimin dhe veprimtarinë e fondeve të pensionit privat me kontribute të përcaktuara në Republikën e Shqipërisë;
  • Licencimin dhe veprimtarinë e depozitarit të aseteve të fondit të pensionit privat;
  • Mbikëqyrjen e shoqërive administruese të fondit të pensionit privat, të depozitarit të aseteve të fondit të pensionit dhe të subjekteve të tjerë sipas këtij ligji;
  • Veprimtarinë ndërkufitare të shoqërive administruese që ofrojnë fonde të pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]