25 Nentor 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 nëntor 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e buxhetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2022 dhe buxhetit afatmesëm 2022-2024;
  2. Miratimin e udhëzimit “Për procedurat e inspektimit në subjektet e mbikëqyrura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Miratimin e rregullores “Për mjaftueshmërinë e kapitalit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”;
  4. Miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital”;
  5. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 17, datë 21.03.2007 “Për mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave të subjekteve të licencuara, autorizuara dhe miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar;
  6. Miratimin e një ndryshimi në rregulloren nr. 159, datë 29.09.2021 “Për regjistrin elektronik online të shitjeve”;
  7. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension” dhe kontratat tip të anëtarësimit në këtë fond;
  8. Miratimin e ndryshimeve në kontratën tip, për krijimin e planit të pensionit profesional, në fondin e pensionit vullnetar Albsig;
  9. Marrjen e masave administrative ndaj disa vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  10. Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a.;
  11. Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve;
  12. Miratimin e riemërimit të Administratores së shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
  13. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.