1 Dhjetor 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e prospektit që publikohet kur titujt i ofrohen publikut dhe pranohen për tregtim në një treg të rregulluar”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”, ka hartuar projektrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e prospektit që publikohet kur titujt i ofrohen publikut dhe pranohen për tregtim në një treg të rregulluar”.

Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=81

Për më shumë, kontaktoni [email protected]