6 Dhjetor 2021

Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 30.09.2021

Gjatë periudhës 30.09.2021, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre nëntë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”sh.a, fondi “ABI EIA” administrohet nga shoqëria “ABI Invest”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2021, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti rreth 75.15 miliardë lekë me një rritje prej 7,742 milionë lekë ose 11.49%, krahasuar me 31.12.2020.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.67% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.59% krahasuar me 31.12.2020.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2021 është 38,015 me një rritje prej 16.41% krahasuar me 31.12.2020.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’20 30.09’21 31.12.’20-30.09’21
Asetet neto të FI 67,404 75,145 11.49


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.09.2021
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 27,734 45,527
Raiffeisen Vizion   5,787 16,429
Raiffeisen Invest EURO   2,898   8,453
Credins PREMIUM      999   3,548
ABI EIA        84      344
Raiffeisen MIX        96      412   
WVP Top Invest      279      174
Albsig Standard        70      194
WVP Global        68        64  
TOTAL 38,015 75,145



Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.09.2021


 


Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.09.2021, kliko këtu.