24 Dhjetor 2021

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 29.12.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.09.2021;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për nëntëmujorin e vitit 2021;
  5. Projekt “Për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, datë 2 dhjetor 2021 “Mbi masat e reja pas daljes në qarkullim të variantit Omicron të koronavirusit””;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për hetimin administrativ të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja, për punonjësit e AMF-së”, sipas Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve””;
  7. Projekt “Për miratimin e përshtatshmërisë të depozitarit “Tirana Bank” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  8. Projekt “Mbi regjistrimin e shoqërisë komandite “Green View Alternative Investment Fund” shoqëri komandite SIK, si fond investimesh alternative ofruar vetëm për klientët profesionistë dhe të kualifikuar”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për tregjet e kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për tregjet e kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare”;
  11. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  12. Projekt “Për miratimin e rritjes së kapitalit, pjesëmarrjes influencuese dhe ndryshimeve të statutit të shoqërisë së sigurimeve “Eurosig” sh.a.”;
  13. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së sigurimeve “Eurosig” sh.a.”;
  14. Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  18. Të tjera.