29 Dhjetor 2021

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Marrjen e masave për parandalimin e infeksionit Covid-19, për punonjësit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje me rekomandimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, datë 2 dhjetor 2021 “Mbi masat e reja pas daljes në qarkullim të variantit Omicron të koronavirusit”;
  2. Miratimin e rregullores “Për procedurën e shqyrtimit të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtje, në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, sipas Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve””;
  3. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”, e ndryshuar”;
  4. Miratimin e përshtatshmërisë të depozitarit “Tirana Bank” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  5. Regjistrimin e shoqërisë komandite “Green View Alternative Investment Fund” shoqëri komandite SIK, si fond investimesh alternative ofruar vetëm për klientët profesionistë dhe të kualifikuar;
  6. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për tregjet e kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare;
  7. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për tregjet e kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare;
  8. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  9. Miratimin e rritjes së kapitalit, pjesëmarrjes influencuese dhe ndryshimeve të statutit të shoqërisë së sigurimeve “Eurosig” sh.a.;
  10. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së sigurimeve “Eurosig” sh.a.;
  11. Miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  12. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.